Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Tepelenës. Mësohet se Artur Zhupa, 50 vjeç, i cili vuante dënimin në IEVP Bençë ka humbur jetën në spital.
I dënuari u dërgua ne gjendje të rënde në spital, ndërsa nuk ka mundur të mbijetojë. Sakaq, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë të një ataku kardiak.
Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes