Toyota Yaris me 3.4 milionë euro/ Detaje të reja për porositësit e makinës

E mërkurë, 01 May 2019 20:05

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe gjermane për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për aferën e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinat “Toyota Yaris” e sekuestruara rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Nga përgjigjet e kthyera nga drejtësitë e dy shteteve europiane rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete.

Burime për ABC News theksojnë se në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave.

Po ashtu, organi i akuzës shqiptare, nëpërmjet letërporosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se “Toyota Yaris”, ku ndodheshin paratë ishte porositur nga Alban Mollaymeri, që është i arrestuar. Mollaymeri, në deklarimet para grupit të hetimit, ka pohuar se ka një servis privat me makina dhe se “Toyotat” i ka porositur nëpërmjet të njohurit të tij, Alfred Vladit.

Nisur nga dëshmia e tij, prokuroria ka dyshime se “Toyota Yaris” është blerë nga Alfred Vladi dhe në rrethana ende të pazbardhura prej tyre, në dyert e makinës është fshehur edhe shuma e parave.

Për 3.4 milionë eurot që vinin në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë arrestuar babë e bir Edi dhe Klevis Lika, Agim Caka, Alban Mollaymeri. Ndërsa kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi janë të shpalllur në kërkim./abcnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...