Më të shumtë në numër, banorët e "Unazës së re" nuk tërhiqen

E mërkurë, 01 May 2019 20:22

Ka nisur edhe sonte protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’, ku edhe njëherë u është bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen bllokimit të rrugëve që opozita do të ndërmarrë ditën e nesërme në orën 18.00 në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, u premtoi banorëve se Partia Demokratike nuk do të harrojë asnjë vendim të qeverisë Rama kundër tyre, apo vjedhje që kjo qeveri i ka bërë pasurisë së shqiptarëve.


“Mirëmbrëma banorë të Unazës. Është pikërisht kjo energji që tmerron këtë qeveri dhe këtë kryeministër që gjezdiset me një ushtri me truproja nëpër Shqipëri.

Fuqi që nesër populli shqiptar do ta tregojë në 12 qarqe.

Sot një tjetër shqiptar ka vdekur në burgun famëkeq dhe ky kryeministër nuk mban një qëndrim, sepse këtij nuk i hyn në punë jeta e shqiptarit, dhe jo të shkojë në Greqi dhe ti kërkojë llogari, sepse ky është racist.

Shkon në Berlin dhe kërkon të heqë taksën Haradinaj, fut gazin lotësjellës në shtëpitë tuaja, siç bëri te Bregu i Lumit.

Sa mund të durohet ky njeri? Ky njeri është përgjegjës se e ka rritur borxhin me 2.7 miliard euro.

Tani do ta pyesim ku kanë shkuar këto para?

Këto para mund të ishin përdorur për të dëmshpërblyer banorët. Ky është një njeri anti zgjedhje. Ky është pushtues dhe duhet ta trajtojmë si të tillë, ta tërheqim zvarrë.

Pse e mbani në burg Dorian Protoduarin?

Pse nuk i fusni në burg ata që vodhën 40 milion euro?

Tani po ju bëj një premtim.

Ju me këto dënime i keni hyrë në hak këtyre familje. Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do i harroj këto vendime.

Për dhunën, për ato vendime, për qindra të arrestuar, dhe për çdo vjedhje, ta harroni se do i shijoni ato lekë.”, tha Balliu

Modifikuar më E mërkurë, 01 May 2019 20:27

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...