Ish-deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj teksa ka publikuar disa foto nga protesta e djeshme në Vlorë, shprehet se “Opozita nuk bllokon rrugë, ajo ka dalë në rruge për t’ua kthyer rrugët dhe dinjitetin shqiptarëve!”. Sipas Meçorapajt është pikërisht Edi Rama ai i cili u ka zënë të gjitha rrugët shqiptarëve. “Te gjitha rruget i ka zene Edi Rama. Politikani qe tha ‘Jam e vetmja rruge’ dhe ‘Jam drejtimi i duhur’. Pasi bllokoi te vetmen Rruge qe lidhte Kombin, i tha mendja te shiste edhe kufijte e kombit, si dhe te na nderpriste te gjitha rruget drejt Europes. I vetmi drejtim i tij eshte ai drejt xhepave te tij dhe te NarkoOligarkeve. Opozita nuk bllokon rruge, ajo ka dale ne rruge per t’ua kthyer rruget dhe dinjitetin shqiptareve!”, shkruan Meçorapaj në Facebook. Kujtojmë që Nada Meçorapaj dorëzoi mandatin e deputetes së PD-së bashkë me kolegët e saj opozitarë si dhe kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, për zgjedhje të lira dhe të ndershme