Takimi thirrur nga administratori i Njësisë Administrative Fushë – Bulqizë, Agron Boja me banorë të tre fshatrave Dushaj, Koçaj dhe Dragu për të diskutuar lidhur me ndërtimin e tre HEC-eve në këtë zonë është kthyer në protestë.
Ky i fundit e kishte thirrur takimin vetëm 1 ditë para dhe pa njoftuar të gjithë banorët.
Banorët u shprehën të vendosur se do ta mbrojnë ujin deri në fund dhe me jetën e tyre, duke ju bërë thirrje firmave të cilat kanë projektuar ndërtimin e HEC-eve që të largohen sa nuk është vonë, dhe ministrave të linjës Belinda Balluku dhe Blendi Klosi që ti japin zgjidhje këtij problemi.
Në zonën e Fushë – Bulqizës janë projektuar për t’u ndërtuar tre HEC-e të cilat kanë hasur në kundërshtimin e fuqishëm të banorëve.
Ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme ku tregon protestën e banorëve.