Ndahen rrugët drejt BE-s mes Shqipërisë e Maqedonisë, ja ç’thotë presidenti

Premte, 14 June 2019 16:12

Një seri artikujsh në median e huaj, kryesisht atë gjermane dhe britanike, i kanë bërë thirrje vendeve të BE që të mos pengojnë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për Shqipërinë bëhet fakt i kryer që nuk do ketë negociata, por maqedonasit kanë nisur një ofensivë diplomatike në vendet dyshuese, kryesisht në Gjermani.

Ndërsa qeveria e shqiptarëve e ka pranuar fatin e saj të zi, duket se Maqedonia ia ka dalë. Portali kryesor i Brukselit, EuObserver shkruan se Gjermania do hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut në shtator, kurse për Shqipërinë situata nuk është e mirë. Ky portal shkruan se rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë ndarë.

 

Gjatë fushatës së lobimit nëpër vendet e BE është përfshirë edhe presidenti i ri i vendit, Stevo Pendarovski. Ja çfarë thotë ai për EurActiv kur e pyeti nëse është e drejtë që të lidhet fati i integrimit të Shqipërisë me atë të Maqedonisë së Veriut.

 ‘A do të ishte e drejtë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, nëse dhjetë vjet më parë dikush do u kërkontë që të mos hyjnë në NATO, sepse kemi pasur një problem me Greqinë? Ne mbetemi partnerë, ne kemi të njëjtat qëllime në mendje’, thotë ai.

 ‘Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe situata po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë dhe ne jemi ‘veçuar’’, thotë ai.

Pendarovski kujton se procedura e ‘decouplage’ (veçimit) është përdorur dy herë të tjera në dëm të Maqedonisë, në vitin 2011 kur u shkëput nga Mali i Zi dhe në 2013 kur u shkëput nga Serbia, ku kjo e fundit përfitoi hapjen e negociatave dhe Shkupi jo për shkak të problemit të emrit me Greqinë.

Modifikuar më Premte, 14 June 2019 16:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...