A do ta shpërndajë Presidenti Parlamentin? Flet këshilltari i Metës

Premte, 14 June 2019 17:27

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta iu ka dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve të ngritura pas zhvillimeve të fundit në vend dhe aktit të fundit të Kreut të Shtetit.

Ai ka folur në studion e News24 në rubrikën “Opinion” edhe për mundësinë që Presidenti të shpërndajë parlamentin. Dervishaj tha se nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht dhe se po merret një informacion zyrtar se sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore.

Sa i përket arsyeve të Presidentit për dekretin që anulon 30 qershorin këshilltari i Metës tha se argumentet kanë qenë shteruese.
“Ju bëtë një përshkrim kronologjik të procesit si ka nisur ky proces që nga nëntori 2018 kur Presidenti dekretoi caktimin e datës 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve. Që këtu nis procesi organizativ. Arsyet pse Presidenti mori këtë vendim kanë qenë shteruese. Kanë qenë 16 faqe arsyetim kushtetues tërësisht ku janë përmendur të gjitha dispozitat ligjore dhe kushtetuese mbi të cilat u ndërmor ky vendim.
Ju përmendët rezolutën që aprovoi kuvendi ditën e djeshme, nuk më rezulton që për asnjë moment të jetë bërë një shqyrtim mbi arsyet se përse presidenti mori një vendim të tillë. Këtë prisnim dje”, tha Dervishaj.

Lidhur me kërkesën e Presidentit ndaj KQZ-së, Dervishaj e cilësoi të zakonshme dhe se Presidenti e kryen këtë veprimtari me të gjitha institucionet publike.

“Askush nuk duhet të çuditet për këtë. Është një veprimtari që presidenti kryen me të gjitha institucionet publike. E ka kërkuar jo vetëm përkundrejt KQZ. E bën sepse është garant i Kushtetutës dhe është ai që vlerëson nëse mekanizmat e Kushtetutës funksionojnë. Në shumë rast institucionet nuk janë përgjigjur në kohë, shpresojmë mos të jetë ky rasti.
Presidenti i Republikës ka filluar një proces dialogu me të gjitha forcat politike lidhur me datën e re të zgjedhjeve dhe krizën që po kalon vendi institucionale dhe kushtetuese. Sot jemi në një fazë dialogu dhe duhet t’i përgjigjemi frymës së saj. Kushtetuta ka të përcaktuara qartë rastet dhe kompetencat e Presidentit. Nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht. Po merret një informacion zyrtar se sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore. Aktualisht nuk është një moment që kjo të diskutohet”, deklaroi Dervishaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...