Ish-deputeti i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot manipulimet që po ndodhin me votimet e PS në 30 qershor.
Ai ka publikuar mesazhe që vijnë nga qyteti i Durrësit, ku faktohet se administrata po merret me dhunë në votime.
“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve. Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017”,- shkruan Bylykbashi.