Votimet monopartiake/ Euronews: Shqipëria po humbet shansin për negociata

Premte, 28 June 2019 18:29

Teksa Shqipëria po shkon drejt votimeve monopartiake të së dielës, rrjeti televiziv evropian Euronews shpreh shqetësimin për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Përmes një artikulli, Euronewsnë gjuhën gjermane shkruan se, zgjedhjet në Shqipëri mund të jenë shpërthyese, shkruan EuroNews në gjermanisht, duke theksuar se ato janë shoqëruar nga akuza për korrupsion dhe me bojkot nga opozita. Por EuroNews ngre dyshime se Shqipëria mund të humbasë shansin për nisjen e negociatave me këtë mënyrë si po mbahen zgjedhjet:


Ja çfarë shkruan EuroNews: 

Asnjë shenjë e mirë për këto zgjedhje lokale të dielën në Shqipëri.

Gjatë muajve të fundit, mijëra mbështetës të opozitës dolën vazhdimisht në rrugë, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen. Ai akuzohet për manipulim elektoral dhe korrupsion. Bëhet fjalë për manipulimin e dyshuar të rezultateve zgjedhore përmes blerjes së votave në vitin 2017. Rama dhe kolegët e partisë thuhet se kanë angazhuar kriminelë për këtë gjë.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për 30 qershor, por opozita kërcënon që të bojkotojë nëse Rama nuk jep dorëheqjen. Presidenti Ilir Meta i hodhi poshtë zgjedhjet dhe tha se ato nuk mund të mbahen pa opozitën. Ai propozoi 13 tetorin si datë të re zgjedhore dhe u bëri thirrje partive që të angazhohen në dialog.

A po e humbet Shqipëria shansin për negociatat e pranimit në BE?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e mohoi Metën dhe vendosi që zgjedhjet të mbahen siç është planifikuar, të dielën. Gjithashtu, Rama, kryetari i Partisë Socialiste në pushtet, e mbron datën fillestare të zgjedhjeve. Ai e përshkroi iniciativën e Metës si antikushtetuese dhe ka nisur një procedurë për shkarkimin e tij. Këtu luan rol edhe fakti se Rama dhe Meta janë politikisht në konflikt prej kohësh.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje të minutës së fundit mes kampeve politike në zgjedhje, apo nëse Partia Socialiste do të inkurajojë njerëzit të votojnë pa opozitën. E sigurt në anën e kundër tështë se: Një vendim për nisjen e mundshme të negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE-në nuk do të merret përpara tetorit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...