Merkel për Ballkanin Perëndimor: Rruga ka ende pengesa përpara

E mërkurë, 03 July 2019 21:52

Video-podcasti javor i kancelares gjermane, Angela Merkel i kushtohet Konferencës së Ballkanit Perëndimor, vazhdim i Konferencës së Berlinit, që këtë vit zhvillohet në Poznan, Poloni më 4 korrik.

Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, më 4 Korrik, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga këto vende jetojnë në Gjermani dhe ndërtojnë kështu një urë”, është shprehur Merkel.

“Rruga ka ende pengesa”

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë “fqinjët tanë europianë” dhe ato e kanë një perspektivë europiane, nëse i plotësojnë kushtet, ka theksuar Merkel në video-podcast. “Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konferenc vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve.”

Merkel e cilëson gjendjen në Ballkan paqësore, por me mjaft tensione që duhet të tejkalohen. “Rruga ka ende pengesa përpara”, tha Merkel, por edhe ka shembuj pozitivë, si zgjidhja e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky shembull pozitiv duhet të na inkurajojë për të zgjidhur problemet ne Bosnje-Hercegovinë, por edhe mes Serbisë e Kosovës, theksoi Merkel.

Cilat janë fushat ku duhet çuar përpara bashkëpunimi në Poznan?

Këtë vit kemi për të qenë në Poloni, sepse ky vend është mikpritësi i Konferencës së Ballkanit Perëndimor, ka thënë Merkel. Kancelarja gjermane kujton, se një problem i madh, që diskutohet çdo vit në Konferencat e Ballkanit Perëndimor është zgjerimi i infrastrukturës. BE ka vënë mjaft mjete në dispozicion, the Merkel, por këtu duhet të mbështesim zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

“E dimë, se kur njerëzit janë të lidhur përmes infrastrukturës, ata e vizitojnë njëri-tjetrin më shpesh. Kemi themeluar po ashtu një rrjet bashkëpunimi të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për punën e tyre do të raportojmë, do të flasim për bashkëpunimin shkencor, sepse edhe Akademitë e Shkencave bashkëpunojnë më ngushtë ndërkohë. Do të dëgjojmë po ashtu se ku shohin mangësi shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku duan ato më shumë bashkëpunim dhe do të shohim nga ana e Bashkimit Europian, se ku mund të bëjmë diçka për këto lutje e dëshira.”/Deutsche Welle

Modifikuar më E mërkurë, 03 July 2019 21:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...