FAKTET/PD Sarandë bën publike falsifikimin e procesit zgjedhor edhe pse Rilindja ishte vetëm

E Enjte, 04 July 2019 08:55

DEKLARATE PER SHTYP E ANETARIT TE KESHILLIT KOMBETAR TE PD, JOLIO DINE

Partia Demokratike dega Sarandë, ka ndjekur me vëmendje të vecantë dhe me shumë shqetësim procesin e votimeve të 30 Qershorit në Bashkinë Sarandë, por mbi të gjitha publikimet e njëpasnjëshme zyrtare të KZAZ Sarandë e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të pasqyruara këto nga mediat lokale e kombëtare. ​ Para jush, sot bëjmë publike disa fakte që cuditërisht tregojnë ose papërgjegjshmëri totale, ose falsifikim të procesit zgjedhor, për të cilat përgjegjësia bie natyrisht mbi KZAZ nr.88, atë të Bashkisë Sarandë. ​ Kjo këtu është lista e shpërndarë nga KQZ mbrëmjen e 30 Qershorit dhe e publikuar më pas në media. Konkretisht, sipas KQZ dhe sic paraqitet në këtë fotografi, në Bashkinë Sarandë kanë votuar gjithsej 9261 persona ose 20.08 %. Kjo ka qenë deklarata e parë publike lidhur me numrin e pjesemarrësve.

​ Në dt.1 Korrik, nga KQZ dhe KZAZ Sarandë publikohen këto rezultate: ​Adrian Gurma 7435 vota ​Ilir Nikolla 1791 vota ​Të pavlefshme 595 vota ​ Pra në total, 9821 vota. Brenda 24 orëve, KZAZ Sarandë dhe KQZ në kuti i dalin 560 vota tepër.

​ Por kjo histori nuk mbetet këtu. Sot, më 3 Korrik, ne kemi sigurar nga një portal i Sarandës, këto dy dokumenta. Janë pikërisht tabelat përmbledhëse të KZAZ nr.88, Sarandë. Le ta analizojmë me kujdes atë. ​Për KZAZ e Sarandës, për Kryetar Bashkie kanë votuar 9822 persona, pra na qenka dalë dhe 1 votë më shumë se shifra e publikuar në 1 Korrik dhe 561 më shumë se ca deklaroi KQZ në mbrëmjen e 30 Qershorit. Cudia më e madhe ndodh pikërisht tek seksioni “Fletë votimi të gjetura në kuti”, ku KZAZ e Sarandës thotë se në kuti janë gjetur 9844 vota. Pra brenda një dokumenti, KZAZ përgënjeshtron veten. Kanë votuar 9822, por në kuti ka 9844. ​ Le të kalojmë tek tabela përmbledhesë për Këshilla Bashkiakë. Në këtë dokument, KZAZ Sarandë thotë se për Këshill Bashkiak kanë votuar 9720 dhe po kaq të gjetura në kuti. ​ ​ Pikërisht këtu kemi tre shifra të ndryshme, plus ato të datës 30 dhe 1 dhe për këtë lind pyetja për KZAZ e Sarandës. Në 30 Qershor, kanë votuar, 9261, 9720, 9821, 9822 apo 9844 votues? ​ Deri sa të marrim një përgjigje zyrtare, për të cilën sfidojmë publikisht drejtuesit e KZAZ Sarandë, po ju bëjmë me dije se këto pesë shifra të ndryshme hedhin dyshime të forta për një falsifikim të porcesit të votimit të 30 Qershorit, jo vetëm për faktin se brenda një dokumenti kemi dy shifra të ndryshme, por edhe sepse në kutitë e votimit ka më shumë fletë për Kryetar Bashkie se për Këshilltar, kur dihet që komisionerët kanë detyrim t’i shpërndajnë po njësoj për votuesit. ​ Partia Demokratike dega Sarandë, përsërit edhe njëherë thirrjen publike për KZAZ e Sarandës, që të sqarojë publikisht këto shifra dhe nxit organet ligjzbatuese të nisin hetimet e menjëhershmë lidhur me këto fakte të publikuara nga mediat.

 

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 08:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...