"Në Gjykatën e Hagës po thërrasin ata që janë kundër ndarjes së Kosovës"

Saturday, 20 July 2019 19:27

Pas thirrjes dje nga Gjykata Speciale të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e njëjta gjykatë me qendër në Hagë ka thirrur dhe ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se në Gjykatën e Hagës po thirren të gjithë politikanët e Kosovës që kanë dalë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
Në mënyrë ironike, në një reagim në Facebook, Vasili pyet se kur do të thërrasë kjo gjykatë dhe politikanen Edita Tahiri, e cila gjithashtu ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës.
Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në tribunalin e Hages, Jakup Krasniqin po ashtu. Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin, sepse edhe ajo ka kundërshtuar me shumë forcë ndryshimin e kufijve”,- shkruan Petrit Vasili.

Politikania kosovare dhe ish-kryenociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për deklaratës së Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili. Përfaqësuesi i LSI tha në një postim në Facebook se në Gjykatën e Hagës po thirren të gjithë ata që janë kundër idesë së ndarjes së Kosovës.

Duke shpërndare në adresën e saj në Facebook deklaratën e Petrit Vasilit, Tahiri shkruan: “Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet, ashtu sikurse që i kemi fituar pas 100 vjet lufte. Askush nuk guxon me i prek, e kemi detyrim ti mbrojmë sepse mbrojmë punën tonë, gjakun e të rënëve dhe të drejtën tonë kombëtare të konfirmuar nga Gjykata ndërkombetare për drejtësi që dha verdiktin se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe legjitime”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...