Arrestohet në Greqi ndërmjetësi, që pagoi vrasësin e komisar Artan Cukut

Tuesday, 13 August 2019 10:51

Bashkëpunëtori në vrasjen e Artan Cukut arrestohet në Greqi. Kristaq Leci është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Leci mori porosi nga Bledar Jambelli dhe pagoi Mikel Shallarin.

Leci ka informuar Shallarin për  lëvizjet e ish-komisarit Artan Cukut, ku ky i fundit u vra në hyrje të pallatit të tij në 8 prill 2017.

Policia greke deklaron se 30-vjeçari shqiptar që ishte në kërkim është arrestuar pas akuzave që janë ngritur kundër tij për vrasjen e ish-komisarit Cuku.

Komisari Artan Cuku u vra nga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë ngjarjen si dhe tregoi porositësit e vrasjes. Porositësi i vrasjes dhe që ka vëzhguar lëvizjen në terren ka qenë Bledar Jambelli, i arrestuar nga Artan Cuku në vitin 2012 në Vlorë si i dyshuar për vrasjen  e biznesmenit Amarildo Delaj, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata dhe madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kontaktoi me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distanca dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe. Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes janë larguar në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.

Ndërkohë që pas arrestimit, drejtësia greke ka refuzuar të ekstradojë në Shqipëri Bledar Jambellin, njeriun kryesor që urdhëroi ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë Vlorë Artan Cuku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...