Gjykata Kushtetuese nuk krijohet as në shtator, “peng” për vetëm një anëtar!

E mërkurë, 14 August 2019 08:19

 Brenda muajit shtator pritet të zgjidhen katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe dy të tjerë nga Parlamenti, mes gjashtë kandidaturave, që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Megjithëse hap i rëndësishëm, emërimi i katër gardianëve kushtetues nuk e bën funksionale gjykatën më të lartë të piramidës së gjyqësorit në vend, që në kushte normale duhet të ketë 9 anëtarë.

Bashkë me anëtaren Vitore Tusha, e vetmja që i mbijetoi vetting-ut, Kushtetuesja bëhet me pesë anëtarë, ndërkohë që minimumi i nevojshëm për të dalë në seancë gjyqësore është gjashtë.

Kjo do të thotë, që shqyrtimi i shumë çështjeve në pritje, mes të cilave ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për teatrin apo shkarkimi i Presidentit, nuk dihet kur do të ndodhë.

Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e 6 kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarët e rinj. Situata ndërlikohet edhe në këtë pikë. Disa prej kandidatëve të kualifikuar nga KED kanë shprehur interes për vakancat edhe të Presidentit, edhe të Parlamentit.

Për këtë shkak, këto dy institucione duhet të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, pasi në të kundërt, do të nevojitej nisje e procedurës nga e para.

Nga ana tjetër, krasitja e kandidatëve që synonin Kushtetuesen për shkak se nuk përmbushnin kriteret ligjore, ka lënë pa kandidatë një vakancë të Presidentit dhe një të Parlamentit, për të cilat pritet të rihapet gara. Përveç gjashtë anëtarëve që zgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti, tre të tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Por për të nisur procedura e plotësimit, duhet më parë të bëhet funksionale Gjykata e Lartë, të cilën vetting-u e la me një anëtar. /A2/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë do të ndodhte nëse tërmeti do ta kishte epiqendrën në Tiranë?/ Ja çfarë thotë inxhinieri i njohur

Aktualitet

Çfarë do të ndodhte nëse tërmeti do ta kishte epiqendrën në Tiranë?/ Ja çfarë thotë inxhinieri i njohur

I ftuar në programin “Historia ime” në Klan, ka qenë inxhinieri i njohur Arben Meçe, i cili ka treguar për problematikat e ndërtimeve që u evidentuan pas tërmetit. Sipas tij...

Tërmeti i 26 nëntorit, Kisha Orthodokse pa dallim besimi në ndihmë të personave në nevojë

Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, Kisha Orthodokse pa dallim besimi në ndihmë të personave në nevojë

Tërmeti i 26 nëntorit që kaluam, për të gjithë ne që ishim pranë epiqendrës apo edhe ne perimetrin e lëkundjeve shkatërruese të tij, ishte një provë e vështirë për ne...

Shqiptari theri gruan në shtëpi, procesi që po trondit Britaninë e Madhe

Aktualitet

Shqiptari theri gruan në shtëpi, procesi që po trondit Britaninë e Madhe

Një proces gjyqësor ky i dyshuar kryesor është një bashkëshort shqiptar po mbahet në Britaninë e Madhe, ku Fatos Xheta akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Safie Xheta. Fatos Xheta...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!