Çfarë do të ndodhte nëse Parlamenti miraton një ligj me një nen të vetëm ‘Pronari i Shqipërisë është Edi Rama’”

E mërkurë, 14 August 2019 08:30

Nga Klodian Tomorri

Argumentet e listuar nga Presidenti në dekretet për rrëzimin e dy kontratave koncesionare në infrastrukturë, rrugës Thumanë-Kashar dhe asaj Orikum-Dukat, prekin thelbin e problemit kryesor të Shqipërisë sot. Vjedhjen përmes ligjit dhe përdorimin e ligjit për të amnistuar përgjegjësitë.

Kolona qendrore e këtij mekanizmi pervers është Parlamenti. Në prill të këtij viti, teksa qeveria kishte përfunduar procedurat për dhënien me koncesion të rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrenë duke autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës të lidhte kontratat si hapi i fundit, Belinda Balluku bëri një lëvizje të beftë që në atë kohë pak kush i kushtoi vëmendjen e duhur.

E gjendur me dy patate të nxehta në dorë, ajo i propozoi Këshillit të Ministrave një projektvendim, që kontratat koncesionare të mos jenë më vendim ekzekutiv i qeverisë, por të miratohen me ligj të posaçëm nga Parlamenti. Vendimi kaloi me shpejtësi në Këshillin e Ministrave dhe më pas të dy kontratat koncesionare me vlerë 337 milionë euro u dërguan menjëherë në Parlament ku dhe morën votën e deputetëve.

Miratimi me ligj në Parlament praktikisht është mburoja ligjore për çdo shkelje apo vepër penale të mundshme në të gjithë procesin. Ai fshin çdo përgjegjësi duke amnistuar korrupsionin potencial dhe fajtorët pas tij.

Koncesionet 600 milionë euro të rrugëve, biznesi 170 milionë euro i faturimit, tjetërsimi i 8 mijë metrave tokë publike tek Teatri Kombëtar, do të legalizohen të gjitha me ligj të posaçëm. Nga momenti që votohen në Parlament ato nuk do të kenë më asnjë shkelje ligjore dhe sigurisht edhe asnjë fajtor, pavarësisht se tjetërsojnë në mënyrë të dyshimtë qindra milionë euro para dhe asetet publike.

Ky mekanizëm është një “cul de sac”. Një conundrum, të cilin nuk e zgjidh dot as edhe një sistem ideal dhe totalisht i pa korruptuar drejtësie. Kjo pasi prokurorët dhe gjykatësit të dënojnë kur shkel ligjin. Por nëse abuzimi bëhet me ligj, atëherë nuk ka pasojë penale. Por pse Shqipëria ka rënë në këtë grackë? Problemi është Parlamenti.

Në të gjitha vendet e zhvilluara, barriera më e madhe e korrupsionit, nuk janë institucionet e drejtësisë, por Parlamenti. Nëse qeveria britanike do të tentonte të kalonte një ligj korruptiv në Parlament, gjasat janë që drafti do të rrëzohej dhe bashkë me të edhe qeveria. Kështu do të ndodhte në çdo vend të zhvilluar demokratik. Por në Shqipëri, nëse qeveria do t’i propozonte Parlamentit një projektligj me një nen të vetëm, që thotë se “Pronari i Shqipërisë është Edi Rama”, atëherë të nesërmen të gjithë qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të dilnin nga shtëpitë e tyre.

I shndërruar në noterin, i cili ligjëron çdo akt të qeverisë, Parlamenti praktikisht ka marrë sot rolin e armikut më të madh të interesit publik. Parimisht të gjitha qeveritë dhe institucionet publike, përfshirë ato më dashamirëset, janë të prirura të abuzojnë. Por Kuvendi i Shqipërisë ka shkuar edhe më larg. Ai është bërë mburoja e korrupsionit dhe amnistuesi i grabitësve.

Modifikuar më E mërkurë, 14 August 2019 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...