Një vit pasi kreu vrasje, i dënuari del me leje nga burgu për të festuar 18-vjetorin

E mërkurë, 11 September 2019 14:01

Lirimi për disa orë i një të dënuari për vrasje vetëm një vit pas ngjarjes për të festuar 18 vjetorin e lindjes ka shkaktuar reagime të ashpra nga familja e viktimës në Itali.

Bëhet fjalë për nga tre vrasësit e vrasjes së rojes së sigurisë Francesco Della Corte, ngjarje e ndodhur më 16 mars 2018 në pjesën e jashtme të metrosë Piscinola, në Napoli.

Festa u zhvillua në një famulli shumë pranë burgut, ndërsa fotot shpërthyen në rrjetet sociale.

"Atyre që i dhanë leje, dua tu kujtoj që tani vonë mbusha 22 vjeç, por nuk i fryva qirinjtë, nuk kisha as ëmbëlsira dhe as dhurata. Dhe a e dini pse? Sepse ata që sot festojnë kanë vrarë babanë tim , personin më të rëndësishëm në jetën time " shkruante në facebook vajza e viktimës.

Sipas Annamaria, e veja e Della Corte, autorët e krimit "nuk kanë treguar kurrë keqardhjen më të vogël për krimin mizor të bërë ndaj një kryefamiljari".

Për vrasjen, i riu u dënua me 16 vjet e gjysmë burg.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka nisur hetimet për procedurat e ndjekura për lejen shpërblyese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...