Meta dekoron një personalitet të jashtëzakonshëm arbëresh, At Antonio Belushin

E Enjte, 26 September 2019 13:40

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë "Nënë Tereza", At Antonio Belushin, për madhështinë e të cilit shprehet me këto fjalë:

"Për kontributet e dhëna në përhapjen, njohjen, studimin, ruajtjen dhe pasurimin e historisë, gjuhës, zakoneve dhe kulturës së rrallë arbëreshe, si dhe asaj arvanitase, - tregon Presidenti, - pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, një personalitet të jashtëzakonshëm arbëresh, At Antonio Belushi.

Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, ka punuar dhe punon për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.

Mirënjohje ndaj vlerave të çmuara si autor i shumë studimeve e veprave për njohjen dhe lidhjen e shqiptarizmës kudo në botë, duke spikatur si veprimtar i paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër arbëreshët e Italisë."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...