Huawei, prodhon me hapa ”të frikshëm”- Rrjeti 6G pritet të përhapet së shpejti

E Enjte, 26 September 2019 14:25

Huawei, ka filluar hulumtimet mbi rrjetin e internetit 6G, fill pas rrjetit 5G, i cili nuk është përhapur ende siç duhet, sipas CEO-it të saj Ren Zhengfei. Rrjeti 5G  premton shpejtësi më të madhe të të dhënave dhe aftësinë për të mbështetur,  teknologjitë e reja si makinat pa shofer. Ky rrjet, po shpërndahet në mënyrë të ngadaltë, në vende të tilla si Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti Kina. Sidoqoftë, themeluesi i Huawei, Ren Zhengfei, tashmë flet për një rrjet të ri 6G.

‘’Jemi duke bërë punë kërkimore, në mënyre paralele si për rrjetin 5G dhe për atë 6G,” tha Ren gjatë një paneli të organizuar nga CNBC. Ai tha se është studimet ende janë në një “fazë të hershme” dhe ka ende “një rrugë të gjatë për të bërë” para komercializimit.

Ren tha se teknologjia është ende “dhjetë vjet larg” dhe se një sërë ndryshimesh duhet të ndodhin përpara se 6G të bëhet realitet. Për çdo gjenerim të ri të rrjetit celular, standardet duhet të përcaktohen nga industria. Kjo ka ndodhur për 5G dhe diskutimet fillestare kanë ndodhur në lidhje me 6G, për standardet, të cilat mund të kërkojnë vite për tu formuar.

Një çështje tjetër është se ende nuk është e qartë për çfarë rrjeti 6G do të jetë i domosdoshëm. Huawei aktualisht është duke përqendruar përpjekjet e saj në 5G, pasi kompania ka nënshkruar mbi 50 kontrata tregtare 5G, më shumë sesa konkurrentët e saj më të afërt Nokia dhe Ericsson.

Gjigandi kinez i teknologjisë po përballet me presion të vazhdueshëm ndaj SH.B.A.-së, e cila e ka akuzuar atë si një rrezik të sigurisë kombëtare, duke thënë se mund të ndërtojë prapavijë në pajisjet e saj të rrjetit për të lejuar qeverinë kineze të spiunojë amerikanët. Huawei ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto pretendime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...