Menaxhimi i mbetjeve, UNDP: Hapa fillestarë, nuk praktikohet ndarja e mbetjeve në burim

E Enjte, 26 September 2019 14:26

Menaxhimi i mbetjeve urbane në Shqipëri paraqitet në një nivel të ulët, por është bërë një punë e konsiderueshme në identifikimin e vendeve me mbetje të rrezikshme dhe në rehabilitimin e tyre.

Sipas një vlerësimi nga UNDP, e cila pati ndërmarrë nismën për menaxhimin e mbetjeve më herët në partneritet me Ministrinë e Mjedisit, citon se ka dy problematika kryesore me këtë çështje në vend:

–           Zonat rurale nuk janë të mbuluara ende nga shërbimet e menaxhimit të mbetjeve

–           Nuk praktikohet ndarja e mbetjeve në burim dhe aktualisht mbledhja e tyre bëhet me një sistem grumbullimi nga kazanët

“Administrimi i mbetjeve urbane në vendin tonë është i decentralizuar. Në pjesën më të madhe të qyteteve, shërbimet e mbledhjes dhe transportimit të mbetjeve kryhen nga kompani private të menaxhimit të mbetjeve, të cilat janë të kontraktuara nga bashkitë.  Në shumicën e bashkive të vendit, tarifa për menaxhimin e mbetjeve përfshin grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve deri në venddepozitim.  Zonat rurale nuk janë të mbuluara ende nga shërbimet e menaxhimit të mbetjeve. “-thuhet në vlerësim.

Më tej, theksohet se pjesa më e madhe e mbetjeve të këtyre zonave depozitohen nëpër lumenj ose në anë të rrugëve, të cilat pastrohen nga ujërat dhe në këtë mënyre zhvendosen në një pjesë tjetër toke dhe në fund, në rrjedhjet ujore.

“Aktualisht në Shqipëri, menaxhimi i mbetjeve bashkiake është në hapa shumë fillestarë, ku ka shumë pak riciklim dhe kryesisht përdoret depozitimi në vendepozitime/landfille. Nuk praktikohet ndarja e mbetjeve në burim dhe aktualisht mbledhja e tyre bëhet me një sistem grumbullimi nga kazanët, kryesisht 1.1 m3, të vendosur anës trotuareve. “-thuhet në vlerësim.

Disa nga kazanët e mbetjeve dhe automjetet që i mbledhin janë shumë të amortizuara dhe në gjendje jo të mirë. Mbetjet transportohen në vendet e depozitimit, të cilat në numrin më të madh të tyre janë jashtë standardeve dhe gjenden në vende të papërshtatshme dhe të paplanifikuara. Disa prej tyre janë edhe të paligjshme.

Gjatë vitit 2014 janë gjeneruar më shumë mbetje urbane sesa mbetje inerte. Kjo tregon që gjenerohen më shumë mbetje nga konsumi i mallrave nga popullata sesa prej sektorit të ndërtimit. Kjo vjen si pasojë e rritjes së popullsisë në qendrat e banuara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...