Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Medias të publikuar dje në media.
Në një interviste për “Ora News”, Presidenti Meta deklaroi: “Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut“.
Pyetje: A i trembet Venecias kreu i shtetit?
Ilir Meta: Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.
Deklarata e kreut të shtetit për “Luanin e Artë” lidhet me çmimin ndërkombëtar që mori këtë vit në Venecia. Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.
Në foto: Presidenti Ilir Meta, gjatë marrjes së çmimit që jepet për personalitete ndërkombëtare; “Luani i Artë i Venecias”