Shtatë persona, mes të cilëve 5 ishin fëmijë, humbën jetën ditën e e djeshme pasi varka me të cilën po përpiqeshin të arrinin në ishullin Oinousses në Egjeun lindor u përmbys.
12 persona të tjerë u shpëtuan në operacionin e shpëtimit dhe sipas deklaratavetë Rojes Bregdetare Greke, ata ishin shtetas turq që kërkojnë azil politik në Greqi.
Një anije që i përkiste agjencisë së monitorimit të kufijve të Bashkimit Evropian Frontex, zbuloi varkën e përmbysur në orën 10.20 të mëngjesit dhe shpëtoi 12 të mbijetuarit.