“Lumi” i drogës nga Holanda, tre shqiptarë arrestohen me 3 mln euro kokainë. Si po e transportonin lëndën narkotike

E mërkurë, 09 October 2019 17:46

Një sasi prej 12 kg kokainë u sekuestrua nga policia italiane në Bolzano.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako, 9 prej të cilave të mbështjella me letër celofon dhe një tjetër e mbështjellë në një çorape.

“Ansa” shkruan sot se kontrolli ndaj një automjeti u bë në hyrje të autostradës A22 nga Vipiteno. Substanca sipas hetuesve, ka një vlerë prej rreth 3 milion euro në tregun e shitjes me pakicë. Tre shqiptarë përfunduan në pranga, më i riu i të cilëve është një 23 vjeçar banues në Foggia.

Ata kishin krijuar një hapësirë të dyfishtë në makinë ku kishin fshehur drogën. Në një veturë tjetër që shoqëronte kokainën, ishin edhe dy shqiptarët e tjerë, përkatësisht 29 dhe 39 vjeç, banues në provincën e Pizës.

Në makinën e tyre u gjet pakoja me kokainë e mbështjellë në një çorape, çka bëri që hetuesit të arrijnë në përfundimisht se treshja kishte lidhje midis tyre. Mendohet se kokaina vinte nga Holanda.

Tre të arrestuarit tani janë në burg në Bolzano. Sipas analizave të bëra, kokaina e sekuestruar ka një pastërti prej 80%. Pasi u dërguan në burg, të tre shfrytëzuan të drejtën për të heshtur. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vjet burgim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të pini për kujtesë dhe mendje të fortë? Ja kujdesi që ju duhet

Shëndeti

Çfarë duhet të pini për kujtesë dhe mendje të fortë? Ja kujdesi që ju duhet

Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë. Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra...

Tërmet i fortë “shkund” Kretën

Aktualitet

Tërmet i fortë “shkund” Kretën

Lëkundje të forta sizmike krijuan panik te qytetarët e Kretës në mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreta u godit nga një tërmet me magnitudë 4,9 e shkallës Rihter, mëngjesin e sotëm...

Horoskopi për ditën e enjte, 12 dhjetor 2019

Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 12 dhjetor 2019

Dashi Në këtë periudhë të dhjetorit do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë duhet të bëni në dashuri dhe nëse duhet të merrni një vendim, mendohuni mirë. Në fillim...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!