Faktet/ Ku manipulon Erion Veliaj me rrëmbimin e Kopshit Botanik

E mërkurë, 09 October 2019 20:13

Kryebashkiaku Veliaj i është kundërvënë sot me një gjuhë vulgare dhe të ulët, protestës së mbi 100 e ca pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që protestojnë kundër shkeljes së autonomisë universitare me kalimin e Kopështit Botanik në pornësi të Bashkisë së Tiranës.
Ashtu sikurse ka bërë në të gjitha konfliktet ku shteti është përballur në mënyrë arbitrare me qytetarët (që nga teatri tedi tek unaza e re), duke shpikur një debat irreal me armiq imagjinarë, ashtu Veliaj ka bërë edhe këtë rradhë. Ai ka dashur ta minimizojë problemin si një protestë të dhëndrrit të Berishës, të Monika Kryemadhit dhe të rektorit Mynir Koni, të cilin e mbron Ilir Meta. “Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv” tha Veliaj gjatë një takimi me pjestarë të maratonës së Tiranës, ku futi si pykë edhe sulmet ndaj rektorit: “PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin”, e bastardoi nivelin e debatit ai.

Por, fakti është se në protestën e zhvilluar këtë të mërkurë para Gjykatës administrative, që po shqyrton këtë çështje, gjendeshin profesorë dhe specialistët të parkut, pavarësisht nga bindjet e tyre të majta dhe të djathta.

Dhe kjo për disa arsye të thjeshta që arkitekti i propagandës bajate të bashkisë kërkon ti fshehë përmes sharjesh dhe provokimit të konfiketeve fallco.

Së pari vendimi i qeverisë i mes korrikut 2019 që i kalon 15 ha truall në pronësi të Bashkisë shkel autonominë e Universiteteve sepse këtë tokë shteti ia ka lënë në përdorim që në vitet ’60 Universitetit dhe kanë qenë punonjësit e tij që e kanë ngritur nga hiçi në këmbë kopshtin Botanik. Së dyti ai është në kundërshtim me Ligjin e arsimit të Lartë (shiko poshte), pavarësisht të cilit Ministria e Arsimit e kaloi në mungesë të plotë transparence tek Erion Veliaj. Së, treti megjithëse kanë këto bariera mbrojtëse, shumë pedagogë që protetstonin sot, nuk ishin 100 përqind kundër administrimit të kësaj prone nga Bashkia. “Ata kanë më shumë para dhe më shumë fonde dhe mund të gjendej një marrëveshje, që pa prekur aspektin shkencor, pa prekur vendimarrjen për anën profesionale dhe praktikat e mësimdhënies që ata ta menaxhonin Kopshtin Botanik” tha njëri nga pedagodët që protestonte sot për Lapsi.al. “Por-vazhdoi ai-bashkia është sjellë në mënyrë arrogante. Përfaqësues tanët në biseda me njerzit e Veliajt i kanë kërkuar projektin. Ç’plane kanë, ku do ndërhyjnë, në mënyrë që mos dëmtojnë bimë tejet të ralla që gjenden vetëm aty. E dini përgjigjen që kanë marrë? “Do ta bëjmë shumë të bukur”thotë ai.

Pra bashkia jo vetëm do ti rrëmbejë fakultetit të Shkencave këtë pasuri duke e bërë pronë të vet, por nuk do ast të bëjë transparence se cila do të jetë kostoja e tij shkencore mbi pasurinë që gjendet aty. Kjo i ka bërë shumë pedagogë të protestojnë të revoltuar. Kjo gjithashtu e ka detyruar edhe Erion Veliajn të sillet për të kushedi sat ë satën herë si mashtrues, duke shitur në publik një debat të politizuar: pra jo si kur është fjala për të ruajtur një pasuri shkencore, por për të konsumuar sherrin e radhës me Jamarbër Malltezin dhe Mynir Konin. ©Lapsi.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vonesa dhe bllokime, pse ka ngecur Reforma në Drejtësi. KED s’mund të zhvillojë mbledhje për vlerësimin e kandidatëve

Politikë

Vonesa dhe bllokime, pse ka ngecur Reforma në Drejtësi. KED s’mund të zhvillojë mbledhje për vlerësimin e kandidatëve

Prej më shumë se 2 vitesh, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk është më funksionale si rezultat i largimit të anëtareve të saj, që nuk e kaluan dot “sitën” e vetingut.Betohen-anetaret-e-Kushtetueses Pas...

Konfirmohet rasti i parë pozitiv në Sarandë, infektohet një turiste ukrainase

Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë pozitiv në Sarandë, infektohet një turiste ukrainase

  Rezulton pozitiv rasti i parë me Covid 19 në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka ardhur për pushime në...

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Aktualitet

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!