Kisha Katolike kundër ministreve të Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për ...

E mërkurë, 09 October 2019 17:55

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo, ka reaguar për letrën që tetë ministret e PS i kanë dërguar parlamentit të Holandës.

Përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike ndalet në vlerësimin që anëtaret e kabinetit ‘Rama’ kanë për martesat brenda së njëjtës gjini, të cilat janë legalizuar në Holandë dhe për legalizimin e abortit.

‘Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar?

A është shenjë përparimi? Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme.

Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot.

Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!’,- thuhet në letrën e Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo.

Rreth letrës së ministrave gra

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë ‘nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë’.

Më poshtë shkruajnë: ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën’. E pse? Sepse ‘ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin’ dhe ‘keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001’.

Disa komente. ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën’. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë ‘nëna’. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë ‘bija’, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se ‘luftojnë për familjet’ – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Holandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...