“Sillen mirë në burgun e Fierit”/ Të gjithë “ushtarët” e Habilajve përfitojnë ulje dënimi

E Enjte, 31 October 2019 13:01

“Ushatarët” e klanit kriminal Habilaj kanë shumë gjëra të ngjashme-kanë kultivuar parcela me drogë për grupin e drejtuar nga kushërinjtë e Saimir Tahirit, u arrestuan në vijim të një operacioni të drejtuar nga Krimet e Rënda në vitin 2006, u dënuan bashkërisht dhe po së bashku përfitojnë ulje dënimi-në bazë të karakteristikës pozitive që nënshkruajnë zyrtarët e burgut të Fierit.

“Boldnews.al” raportoi më parë se Taulant Haxhiraj, i konsideruar si “mëkëmbës” i Habilajve përfitoi 90 ditë ulje dënimi nga gjykata e Fierit. Togat e zeza të Fierit u investuan nga një kërkesë e të dënuarit, e cila u mbështet edhe nga Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) e qytetit.

Por, pas Haxhirajt, ulje dënimi kanë përfituar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Xhuliano Baco dhe Shkëlqim Koçiaj. Këta dy persona janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ‘kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në dy kërkesa të ndryshme, Koçiaj dhe Baco kanë kërkuar nga gjykata që të përfitojnë uljen e dënimit me 90 ditë, sipas parashikimeve në ligjin për të drejtat e të dënuarve.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimet e Gjykatës së Fierit për uljen e kohës së burgimit për dy të dënuarit. Në të dy rastet, gjykata ka pranuar kërkesën, bazuar në shkresat e dorëzuara në seancë nga zyrtarët e Burgut të Fierit.

Në vendimin nr. 1406, datë 2 Tetor 2019, gjykata citon Vlerësimin e Burgut të Fierit për të dënuarin Shkëlqim Koçiaj. “…rezulton se “…i dënuari gjatë qëndrimit në institucion ka shfaqur sjellje pozitive dhe nuk është dënuar me masë disiplinore,…I dënuari ka krijuar marrëdhënie korrekte me personelin dhe bashkëvuajtësit, Merr pjesë në programe rehabilituese dhe veprimtari kulturore-sportive që zhvillohen në institucion…”.

Të nëjtin qëndrim identik dhe të përshkruar thuajse plotësisht me të njëjtat fjalë ka mbajtur Burgu i Fierit edhe në Vlerësimin për të dënuarin Xhuliano Boci. Në vendimin nr. 62, datë 1 Tetor 2019, gjykata citon Vlerësimin e Burgut të Fierit: “I dënuari….ka marrëdhënie të mira me stafin dhe bashkëvuajtësit, merr pjesë në veprimtari kulturore sportive, me sjelljen e etij krijon besueshmëri…”.

Në bazë të këtyre karakteristikave, Gjykata e Fierit ka vendosur që t’u miratojë kërkesën e të dënuarve për uljen e periudhës së burgimit.

LEXO EDHE Jep dorëheqjen Drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj vetëm 7 muaj pasi mori detyrën, kush e zëvendëson
Gjithësesi, në dy vendimet e cituara më lart, si edhe në atë të publikuar më parë nga “Boldnews.al” lidhur me kërkesën e Taulant Haxhiraj, nuk përmendet që gjykata të ketë kryer asnjë verifikim të dokumentacionit, mbi të cilën zyrtarët e Burgut të Fierit kanë hartuar “karakteristikat” për të burgosurit.

Kjo “neglizhencë” e gjykatës së Fierit, në fakt, është një normë normale sjelljeve e gjykatave. Por, “Boldnews.al” ka konstatuar disa vendime gjykatash, në të cilat, pas investimit të gjyqtarëve për të kërkuar informacion më të detajuar, kanë rezultuar problematika të theksuara në dokumentacionin e hartuar nga administrata e burgjeve.

Në disa raste, drejtues të burgjeve të caktuar kanë hartuar Vlerësime për pjesëmarrje të të burgosurve në trajnime të caktuara, ndërkohë që Burgu nuk ka pasur aktivitete të tilla.

Gjithashtu, të dhëna të siguruara nga “Boldnews.al” për Vlerësimet në një prej burgjeve të Shqipërisë, rezulton se administrata e IEVP-së përkatëse ka konsideruar si “pjesëmarrje në aktivitete sportive” të një të dënuari edhe lojërat me top që ai kishte zhvilluar gjatë periudhës së ajrimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...