Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, ku një autobot me gaz është rrokullisur dhe është përmbysur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, pranë zonës së quajtur kthesa e Muzinës.
Mendohet se shkaktar i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.