Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat.
Mediat e Athinës raportojnë se janë sekuestruar 104 kilogramë kokainë dhe një shumë parash që varion nga 500 mijë-600 mijë Euro.
Në këtë rrjet të trafikut të drogës janë të përfshirë shqiptarë dhe kroatë, shkruajnë mediat greke.
Aksioni policor u zhvillua në një apartament në Athinë.
Qeset e kokainës ishin të fshehura brenda një ene të mbushur me rërën. Pakot e ‘pluhurit të bardhë’ ishin të stampuara me mbishkrimi apo logo të ndryshme.
Në disa shkruhej ‘Show Time’ (koha për shfaqje) dhe në të tjera kishte imazhe të ndryshme. Operacioni i Policisë së Athinës është organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane.