Mbetet ‘viktimë’ e punës në bingo, shkarkohet oficeri i parë që hyri në Vetting

Premte, 08 November 2019 12:09

Vettingu në Polici nuk ka nisur me këmbë të mbarë: Polici i parë që shkeli Vetingun, Oltion Shehu, është shkarkuar. Shehu mban detyrën e Drejtorit të Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së. Por sot ai u shkarkua nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Arsyet e shkarkimit të tij janë të lidhura me burimet e ligjshme të krijimit të pasurisë – shtëpi dykatëshe dhe një makinë – si dhe me mosregjistrimin në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një salë bingoje.

Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare. “Subjekti sqaroi se nuk ka dokumente ligjore për të vërtetuar të ardhurat dhe kursimet deri në vitin 2003, por ka thënë se ka punuar në informalitet tek bingo Ylli në Tiranë në vitet 1996-1997 duke pretenduar se ka siguruar rreth 2.5 milionë lekë nga të cilat ka kursyer 1 milionë”, tha relatorja Gjela.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...