Fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Austria nis hetimet ndaj shkrimtarit që shkaktoi “irritim” te shqiptarët

Premte, 08 November 2019 16:37

Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, ka humbur apo jo shtetësinë e Austrisë. Sipas asaj që raportojnë mediat, ka dyshime të forta se Handke ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fituesi i çmimit Nobel në Letërsi automatikisht humb shtetësinë e Austrisë.


Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet.   Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë, raporton Kosova Press.

 
 

Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë. Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

Fituesi i çmimit Nobel shkaktoi reagime të forta në opinionin shqiptar pasi ai njihet si një nga mbështetësit me të zjarrtë të ish-liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit. Ky i fundit me regjimin e tij spastrues kreu gjenocid ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...