Statistikat, 1 në 2 gra në Shqipëri përjetojnë dhunë

Hënë, 25 November 2019 22:16

Një në dy gra raportojnë se kanë përjetuar një nga format e dhunës. Kështu tregojnë raportet e organizatave për mbrojtjen e gruas.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave Prokuroria e Tiranës organizoi një tryezë diskutimi për të sjellë në vëmendje punën e institucioneve përkatëse dhe pengesat për parandalimin e këtij fenomeni.

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, deklaron se vetëm përgjatë këtij viti janë arrestuar dhe shoqëruar 200 persona për këtë vepër penale.

Elisabeta Imeraj: “Këto vepra penale vazhdojnë të mbeten një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Kemi mbi 200 persona të arrestuar dhe të dërguar nga ana jonë me masë sigurimi “arrest me burg”.”

Përfaqësues nga misioni i OSBE në Tiranë duke e konsideruar si një nga shqetësimet më të mëdha dhunën ndaj grave shprehen se lufta duhet të nis që nga arsyet që sjellin këtë fenomen.

“Në raportin që kemi paraqitur për sigurinë e grave, janë përfshirë shumë çështje për mirëqenien e tyre të cilat nuk lidhen vetëm me dhunën ndaj grave por edhe paraqesin shumë informacione për arsyet që nxisin dhunën. Këto të dhëna duhet përdorur për politikat e parandalimit të këtij fenomeni.”

Ekzekutimi i urdhrit të mbrojtjes ishte një nga problemet me të cilat haset edhe organi i akuzës, pasi edhe pse jepen nga gjykata zbatimi i tyre është i vështirë.

“Në praktikë dalin shumë vështirësi për zbatimin e tyre.”

Dhuna ndaj gruas në vendin tonë është më e larta në rajon, duke njohur rritje nga viti në vit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...