Bashkia shemb banesat në Kodër-Kamëz pa pyetur banorët

Hënë, 25 November 2019 21:58

Banorët e rrugës "Guto Nidoli" në lagjen 11 të kryeqytetit deklarojnë se bashkia po u shemb një pjesë të banesave të tyre për zgjerimin e rrugës. Ata thonë se bashkia po zgjeron rrugën me 11 metër, pa u konsultuar dhe pa marrë miratimin e tyre.

Një projekt i bashkisë së Tiranës ka parashikuar që në lagjen 11 në Kodër-Kamëz rruga të zgjerohet me 11 metra gjerësi.

Banorët e rrugës “Gusto Nidoli” në kryeqytet kundërshtojnë zgjerimin e rrugës pasi siç thonë ata zbatimi i projektit detyron prishjen e banesave të tyre.

Rruga prej 300 metrash ku banojnë 25 familje për herë të fundit ka pësuar ndryshime në vitin 1987, ndërsa banorët shprehen se Bashkia e Tiranës ka nisur punën pa u konsultuar me banorët paraprakisht.

"Kundër miratimit tonë është kjo, nuk pyesin këta fare. Ai vjen dhe thotë do të shemb këtë. Nuk duan t'ja dinë."

Projekti i ndërtimit të rrugës parashikon prishjen e avllive dhe disa prej ballkoneve të banesave.

Kjo banore banore e kësaj lagjeje kërkon zgjidhje nga Bashkia, pasi bashkëshorti i saj është i paralizuar dhe prishja e shkallëve të shtëpisë sipas këtij projekti është një mundim për të.

"Nuk është normale. Ai thotë do ti prish shkallët. Si do ta nxjerr unë? Çfarë duhet gjithë kjo rrugë?"

Banorët më tej akuzojnë Bashkinë e Tiranës për shpërdorim fondesh, pasi në harkun kohor të një muaji janë ndërruar dy herë shtyllat e ndriçimit.

"Para një muaji bashkia solli një firmë këtu dhe ndërroi të gjitha shtyllat. I pyeta, ore zotërinj e dini se do të bëhet njëfarë urbanizimi këtu, pse i vendosni kot?"

Qytetarët e Kodër-Kamzës pretendojnë se janë ankuar pranë Bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e problematikës së tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...