Video/ Tërmeti shkatërrues këput në mes xhaminë e Thumanës, imami: Besimtarët falen jashtë, duam ndihmë!

Premte, 29 November 2019 14:43

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja katastrofike në Durrës dhe në Thumanë. Lëkundjet e forta sizmike rrafshuan në tokë banesa të shumta dhe për pasojë dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Lëkundjet nuk kanë kursyer as xhaminë në Thumanë, ndërsa imami i saj, Muharrem Vrana, në një prononcim për gazetaren e “News24”, Erjola Jata thotë se objekti i kultit ka pësuar dëme të mëdha dhe rrjedhimisht besimtarët nuk mund të falen më brenda saj.

 

Më tej, imami thotë se objekti ka pësuar dëmtime të parikuperueshme në strukturën, ndërkohë apelon tek strukturat përkatëse dhe tek qytetarët që të kontribuojnë financiarisht për ringritjen e saj.

 
 

Pjesë e intervistës:

Ku jeni falur?

Që nga dita e goditjes së tërmetit që përfshiu gjithë këtë zonë, pothuajse  në të gjithë Shqipërinë, por kjo ishte zona më e goditur. Shumë banesa përreth që u goditën, u godit edhe xhamia. Për momentin doli komplet jashtë funksionit dhe prej katër ditësh jemi falur përjashta. Edhe sot që ishte dita e xhumasë, ishte vendi i shtrirë atje, hapëm ato hastrat përjashta, sepse nuk faleshim dot më brenda. Siç e patë edhe vetë, është e këputur në mes tek kolonat edhe minarja e gjatë është komplet e këputur dhe është komplet jashtë funksionit.

Ku keni kërkuar ndihmë?

Kemi paraqitur  kërkesë në myftininë tonë. Ishte myftiu këtu, ishte edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ishalla me ndihmën e Zotit, me kërkesën e atyre njerëzve që kanë mundësi sponsorizimi të ndërtohet ishalla. Besoj se do të jenë të gatshëm që të na ndihmojnë që të ngremë me shpresë të Zotit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...