Kreu i Emergjencave Civile tregon rreziqet në Tiranë: Kemi rreth 350 shtëpi të dëmtuara, më problematik Kombinati

Premte, 29 November 2019 14:48

Drejtori i Emergjenca Civile për Tiranën, Erindi Bejko, bëri një pasqyrim të gjendjes së vështirë në kryeqytet, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. I ftuari në rubrikën “Opinion”, në News24, Bejko iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që iu rrezikohen banesat që të dalin me urgjencë për të shpëtuar kokën dhe jetën e tyre.

“Lufta me fenomene natyrore dihet se nga anon fuqia, që është nga natyra, por ne nuk duhet të dorëzohemi. Tani duhet të fitojmë luftën psikologjike me panikun. Njerëzit janë njëlloj në panik, si kur kanë vetëm krisje, ashtu edhe kur iu janë shembur shtëpitë. Të gjithë thonë “problemi im është më i madh se i të gjithëve”. Ne nuk patëm fatin fatal, që pati Durrësi e Thumana”, tha Bejko.

A ka një statistikë se sa ndërtesa janë shpallur problematike në Tiranë dhe zonat përreth?
Është vështirë të të jap një shifër zyrtare. Shifra që ne shohim është që kemi shtëpi private në zonat rurale 300-350 të dëmtuara. Ne kemi aq inxhinierë, sa për të dhënë drejtim aty ku situata është më alarmante. Kemi një pallat të pabanueshëm në Kombinat, banorët janë evakuuar dhe po jetojnë te ambientet e vëna në dispozicion nga bashkia, por edhe te të afërmit e tyre.

Ka persona që nuk pranojnë të evakuohen, por unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që iu rrezikohen banesat, të lëvizin, të shkojnë te të afërmit, se koka, jeta është më e rëndësishme.

Po pallati te Rruga e Kavajës, keni informacion për të?
Nuk kam asnjë informacion zyrtar për një pallat te Rruga e Kavajës që ka probleme. Nuk kam asnjë shkresë nga Instituti i Ndërtimit, iku pallati shtrembër, nuk iku, janë diskutime që nuk bëhen me mua, por me Institutit të Ndërtimit. Për pallatin në Kombinat Instituti i Ndërtimit ma ka dhënë me firmë e shkresë se është i pabanueshëm, dhe ai mban përgjegjësi.

Banesat sociale a kanë kapacitet?
Banesat kanë 300 vende, kemi ngritur edhe çadra, të cilat do të shtohen. Çadrat kanë materiale hekuri brenda, duan specialistë për t’i ngritur. Çadrat janë në Ndroq, në Farkë e Petrelë më pak, në Pezë e Vaqarr më shumë. Pastaj është Kombinati, që është një histori e komplikuar. Kombinati ka tjera shifra në raport me Tiranën. Ka problemet e veta dhe duhet trajtuar me kujdes e përgjegjësi.

Po tërmeti i 21 shtatorit, ndërtesat që kanë pësuar dëme …
Në tërmetin e 21 shtatorit patëm më pak ndërtesa të dëmtuara. Rastet janë të ndryshme, çdo rast duhet trajtuar si telenovelë më vete.

Sa i përket përdorimit të ashensorëve …
Problemi është se si ne vendosim rregull në pallat. Diskutimi bën apo jo ashensori në këtë ditë nuk vlen për ne.

Sa rrezik ka ashensori?
As kjo nuk përbën diskutim për mua sot, pasi e rëndësishme është të ruajmë jetën e qytetarëve, që po iu prishet pallati. Nëse ashensori përbën rrezik, administratori të flasë me Ministrinë e Financave dhe ta mbyllë. Nuk është diskutim ruajtja e kokës, kur ti do patjetër të lëvizësh me ashensor. Ne jemi në një situatë ku i vihet pallatit shiriti, nuk bëhet fjalë për ashensorë. Tani ne duhet të ruajmë jetën e banorëve.

Ku do të shkoni tani?
Tani ka nevojë për koordinim. Unë mund të shkoj tani në Zall Herr, Zall Bastar, Pezë. E rëndësishme është të jem në koordinim me të gjithë aktorët në terren. Kam pezulluar çdo lloj mbledhjeje, takime, sepse është më e rëndësishme një telefonat që më vjen e më thotë “po më bie shtëpia”. Për mua është e rëndësishme situata derisa të dalim nga emergjenca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...