Thumanë/ 'Banorët u kthyen te 'pallati i vdekjes' sepse nuk u ofroi askush strehë'

Saturday, 07 December 2019 09:38

Tërmeti i datës 26 nëntor me magnitudë 6.3, i cili u ndie edhe jashtë vendit, është më i forti që nga viti 1979, magnituda e të cilit ishte 6.8, tha sizmologu Rapo Ormeni. Ky tërmet, që klasifikohet në tërmetet e mëdha që kanë goditur vendin, ka sjellë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Dhjetëra persona humbën jetën, ndërsa dëmet përllogariten në qindra milionë euro.

Tërmeti i datës 26 nëntor ishte i dyti në harkun e dy muajve, ku lëkundjet e datës 21 shtator ishin të magnitudës 5.8. Inxhinieri Agim Serani, zv.dekan i Fakultetit të Ndërtimit, pohoi se, tërmeti ishte një eksperiment që dha një leksion të vlefshëm për të gjithë dhe lajmëroi se ky duhet të jetë një leksion, lëkundje të tjera, nëse ndodhin, nuk falin më.
Çfarë ndodhi në fakt. Sipas revistës Monitor, pallati në Thumanë që u shemb, duke shkaktuar edhe viktima, ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit. Familjet e kësaj banese, pasi kaluan disa net në çadra, u rikthyen te pallati i plasaritur për shkak se askush nuk u ofroi ndihmë dhe strehë.

 

Tërmeti i 21 shtatorit u harrua në pak kohë, teksa grupet e emergjencës e mbaruan misionin në pak ditë. Mungesa e një organizimi që duhet të funksionojë atëherë kur duhet, u shfaq vetëm dy muaj më pas, duke na gjetur po aq të papërgatitur dhe të çorganizuar, dhe u pa që trupat ushtarake nga Kosova u shfaqën më shpejt në ndihmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...