Vrasja që tronditi Vlorën, ekstradohet ekzekutori i biznesmenit

Saturday, 07 December 2019 09:40

Ekstradohet nga Italia, Ergest Avdiu, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në qershor të vitit të kaluar në Vlorë.

"Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë," njoftoi Interpol Tirana.

 

Ngjarja e rëndë qershorin e shkuar tronditi qytetin e Vlorës.

Fax News raporton se ngjarja ka nisur pas një konflikti banal. Dyshohet se shtetasi Ergest Avdiu, i akuzuar si autor i vrasjes, i ka ngacmuar mesditën e të hënës bashkëshorten biznesmenit Vasil Dervishaj. Mes tyre ka patur një konflikt të çastit që më pas përfundoi në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj.

Por burime nga familja e viktimës kanë thënë për Fax News se konflikti ka qenë i vjetër dhe të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë. Përplasjet mes tyre kanë nisur në Itali dhe janë përkeqësuar pas ngacmimit që Avdiu i ka bërë bashkëshortes së Dervishajt

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...