“Na jep 250 mijë euro ose…”, morën peng 23-vjeçarin, zbardhet ngjarja

Saturday, 07 December 2019 10:06

Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën pas hekurave shkuan dy persona. Mësohet se  23-vjeçari ka qenë pranë gjykatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur. Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa km më tej. Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.

Ndërsa të arrestuarit hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje, por se 23-vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi. Gjithë skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombësin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.
Modifikuar më Saturday, 07 December 2019 10:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...