Ataturku dhe bektashinjtë në botë

Hënë, 09 December 2019 19:33

 Gazeta "Yeni Adana", 8 Nëntor 2019 

Ambasador Hasan Sevilir AŞAN/                              

          Bektashizmi është një ndër katër komunitetet tradicionale të besimit që njihen në Shqipëri. Komiteti Shtetëror i Kulteve (me kërkesë të Izraelit) ka shpallur se do të shtojë edhe hebraizmin të katër komunitetet kryesore të besimit të përcaktuara si mysliman, bektashi, ortodoks dhe katolik, por nuk është shfaqur ende prania e një komuniteti të tillë.

***

Pas mbylljes së teqeve dhe zavijeve në Turqi, shumë vende kishin njoftuar bektashinjtë se do të mund t'u siguronin një terren të përshtatshëm në mënyrë që ata të mbanin në këmbë komunitetin e tyre dhe të mund të zhvillonin lirisht veprimtarinë e tyre.

          Ftesat më të arsyetuara erdhën nga Egjipti dhe Shqipëria. Bektashinjtë, në mëdyshje për zgjedhjen e qendrës së re, pasi u këshilluan me Ataturkun parapëlqyen Shqipërinë.

          Personalitete të larta bektashiane duke folur për vendimin për transferimin në Shqipëri theksojnë rolin e rëndësishëm të Ataturkut, i cili u tërhoqi vëmendjen duke u thënë se koncepti El Ezher në Egjipt nuk do të mund të lejonte  frymëmarrjen e bektashizmit.

          Selia Botërore e bektashinjve është në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

          Bektashizmi, i cili cilësohet si tarikati islam turk  i Anadollit, pas mbylljes së teqeve dhe zavijeve në vitin 1925, e transferoi veprimtarinë e tij nga Turqia në Shqipëri dhe vazhdoi pranin ë e tij në Ballkan.

          Bektashizmi shqiptar ka filluar shtatë shekuj më parë, gjatë dyndjeve osmane. Veprimtaria e tij u ndërpre vetëm gjatë periudhës pesëdhjetëvjeçare të Enver Hoxhës, kur u ndalua ushtrimi i riteve fetare dhe u mbyllen të gjitha objektet e kultit, duke bërë që Shqipëria të ishte i pari dhe i vetmi vend ateist në botë.

          Pas kalimit të Shqipërisë në demokraci në vitet 1990, Selia Bektashiane e Shqipërisë, me miratimin e dhe të Teqes Harabati Baba në Maqedoni, e shpalli si "Selia Botërore e Bektashizmit" Teqenë e Tiranës, e cila si ndërtesë dhe pozicion të kujton Kompleksin e Haxhi Veli Bektashit.

***

          Bektashizmi është një ndër katër komunitetet tradicionale të besimit që njihen në Shqipëri. Komiteti Shtetëror i Kulteve (me kërkesë të Izraelit) ka shpallur se do të shtojë edhe hebraizmin të katër komunitetet kryesore të besimit të përcaktuara si mysliman, bektashi, ortodoks dhe katolik, por nuk është shfaqur ende prania e një komuniteti të tillë.

Ndonëse Komiteti Shtetëror i Kulteve i emërton bektashinjtë si një komunitet më vete, dihet se komunitetet mysliman dhe bektashi në fakt e shikojnë veten "si një trup i vetëm" nën strehën e Islamit. 

 ***

Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat shqiptarë dhe shefat e misioneve diplomatike në Tiranë vizitojnë komunitetet mysliman dhe bektashi me rastin e festës së Ramazanit, të Kurban Bajramit dhe të Sulltan Nevruzit.

Gjatë detyrës sime në Tiranë, krahas kontakteve tona zyrtare si Ambasadë, krijuam miqësi të sinqerta me  Kryegjyshin Haxhi Reshat Bardhi dhe pas vdekjes së tij, me Kryegjyshin Baba Mondi.

***

Tradita  bektashiane është e njohur për besnikërinë ndaj zakoneve dhe riteve turke. Ajo ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përhapjen e gjuhës dhe të kulturës turke në gjithë rajonin ballkanik ku u shtrinë osmanët. Prandaj thuhet se osmanët linden edhe si një shtet bektashi.

Dihet se padishahu, u dhuroi bektashinjve troje në pika strategjike për të ndërtuar banesa dhe vende kulti. Me këtë synohej që ata të mund të krijonin lidhje të fuqishme mistike me të gjithë popujt ballkanikë, përfshirë elementët e krishterë.

***

Arkitekti i bektashizmit në Ballkani është Sari Salltuk.

Legjendat për Sari Salltukun, për të cilin me emrin e tij janë ndërtuar shumë tyrbe dhe teqe nga Deti i Zi në Adriatik, i përkasin shekullit të 13-të. Ato janë përkujtuar me ceremoni disa vite më parë me rastin e 750-vjetorit të ardhjes së tij në Ballkan.

Sipas historive të përbashkëta të popujve ballkanikë, Sari Salltuku kishte fluturuar me sixhade kodrat e Krujës në Shqipëri, kishte kapërcyer Liqenin e Ohrit dhe ishte vendosur pranë Manastirit të tanishëm të Shën Naumit në Maqedoni.

***

Edhe në ditët e sotme gjithmonë del në plan të  parë mirënjohja për Ataturkun, i cili shënoi Ballkanin për vendosjen e Selisë Botërore të Bektashinjve.

`         Dashuria e bektashinjve ballkanikë për Mustafa Kemal Ataturkun është shumë më e madhe nga sa mendohet.

Screenshot_2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...