Bashkia Tiranës boshatis godinën 18 të Qytetit Studenti, 76 vjeçari i verbër ‘Ku të shkoj unë’ ?

Hënë, 09 December 2019 21:07

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli ditën e sotme shqetësimin e banorëve të Qytetit Studenti.

Në datën 6 dhjetor në redaksinë e emisionit “BOOM” kanë mbërritur dhjetra telefonata nga banorë të Qytetit Studenti.

Në mes të ankthit dhe panikut komunikuan se në orët e para të mëngjesit familjet që banonin me qera në godinën 18 janë njoftuar të largohen brenda ditës pasi nga inxhinierët godina është cilësuar si e pabanueshme.

Kur gazetarja ‘Boom’ shkoi në godinën 18 u vu re prezenca e shtuar e punonjësve të Policisë Bashkiake që kishin rrethuar vendin ndërsa familjaret me çanta në krah nuk dinin se ku të shkonin.

Banorët u shprehën se nuk kanë një vend ku të qëndrojnë dhe është absurd fakti që njoftohesh ne mëngjes për të liruar shtëpinë brenda ditës

Gazetarja: Ku do shkoni?

Banorja: Do e gjejm vetë. Jemi në kërkim.

Gazetarja: Kush është administrator këtu?

Banorja: Për zotin njëherë në mëngjes na ka ardhur na ka lajmëruar derë më derë keni afat deri në orën 3 por nuk e kam parë më.

Gazetarja: Po ku do shkoni ju tani?

Banorja: Po kush ka gjetur shtëpi e ka gjetur, kush s’ka gjetur nuk e di fare.

Gazetarja: Gjyshi të kanë gjetur ndonjë vend se ku të shkosh?

I moshuari: Jo! Nuk më kanë lajmëruar. Unë jam i verbër.

Gazetarja: Si do ja bësh, ku do shkosh?

I moshuari: Ku të shkoj, unë jam 76 vjeç. Kam 27 vite që paguaj qeranë këtu. Ku të shkoj unë.

Gazetarja: Duhet të flasim me administratoren se ku do të shkosh.

I moshuari: Administratori nuk ka ardhur tek unë.

Problemi që vihet re është mungesa e planifikimit se ku do të strehohen këto banorë.

Ndër ta janë njerëz të sëmurë dhe fëmijë të cilët u lanë në mes të rrugës pa patur një shtëpi ku të dfusin kokën.

Emisioni “BOOM” i bën apel Bashkisë që të marrë masa për akomodimin e banorëve deri në përfundim rindërtimeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...