Dorëhiqet kreu i AKEP, në vend të tij pritet të emërohet i besuari i Ramës

Tuesday, 10 December 2019 18:17

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir, Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale

Lirimi i tij është bërë zyrtar tashmë, pasi është publikuar vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e z.Ilir Zela, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre Pirro Xhixho.

Këshilli i Ministrave ndërkohë ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP, Tomi Frashëri, i cili ka mbajtur deri më tani detyrën e shefit të Protokollit të Kryeministrit. Frashëri njihet si një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.

Votimi i tij në Kuvend pritet të bëhet më 19  dhjetor, ditë kur do të miratohet edhe ‘paketa antishpifje’, një projektligj që synon t’i japë qeverisë kontroll mbi mediat online.

AKEP me drejtorin e ri, pritet të ketë një rol të rëndësishëm pas miratimit të këtij ligji.

Modifikuar më Tuesday, 10 December 2019 18:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...