“Çudirat” e Lalit/ Tërmeti krijoi plot rrënoja, Bashkia e Tiranës blen 450 mijë USD inerte

Tuesday, 10 December 2019 18:43

Ndërmarrja e Punëtorëve nr.2, Tiranë, një strukturë në varësi të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, shpenzon rreth 450 milionë lekë (të vjetra) ose rreth 450 mijë dollarë amerikanë për blerje inertesh, në një kohë që tërmeti i 26 Nëntorit krijoi rrënoja të shumta, në kryeqytet dhe në rrethinat e saj.

Në Buletinin e Prokurimeve, të publikuar këtë të Martë (10 Dhjetor 2019), Ndërmarrja nr.2 e Punëtorëve ka shpallur fitues kompaninë “Shpresa-AL”, në tenderin me objekt “Blerje inerte”, me fond 433 milionë lekë (të vjetra) me TVSH.

Tenderi, sipas të dhënave publike, është shpallur në Shtator 2019 dhe, pas kryerjes së procedurave, fituesi i tij është shpallur në 26 Nëntor 2019, pikërisht në ditën kur qendra e Shqipërisë u trondit nga tërmeti 6.4 ballë e shkallës Rihter.

Menjëherë pas goditjeve të forta sizmike, u konstatua në terren se tërmeti kishte krijuar rrënoja të shumta, të cilat do të vijojnë të shtohen për shkak të rrëzimit të disa ndërtesave, të cilat përbëjnë rrezik potencial nëse qëndrojnë ende në këmbë.

Pra, në një situatë kur disa zona të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, kanë “tepricë” inertesh, si pasojë e rrënojave të krijuara nga tërmeti, Bashkia e Tiranës vijon procedurat për “blerje inertesh”. Dhe shuma nuk është aspak e vogël-plot 450 mijë dollarë amerikanë, të cilët mund të ishin përdorur për ndërtimin e disa apartamenteve.

Por, në Bashkinë e Tiranës i qëndrojnë “korrekt në maksimum” ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për tendera me vlera të konsiderueshme.

Bashkia e Tiranës, për shkak të situatës së krijuar, ka të gjithë hapësirën ligjore për të anuluar shpenzimet e tenderit për “blerje inertesh”. Në çdo rast, penaliteti për prishjen e kontratës do të jetë shumë më i vogël sesa shpenzimi i parashikuar.

Për më tepër, Bashkia e Tiranës ka mundësinë të aplikojë parashikimet e vendosura nga Ministria e Financave “Mbi prioritetin e pagesave në kushtet e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë natyrore”, të shpallur pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për “Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të datës 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...