Aparatura nuk regjistroi se…/16 ditë pas tërmetit ende nuk dihet sa ballë ishte. Ja çfarë lajmëron sizmologu Duni

E Enjte, 12 December 2019 17:15

Edhe pse kaluan 16 ditë pas tërmetit që mori 51 jetë, dëmtoi rëndë mbi 2 mijë banesa e rreth 260 pallate referuar vlerësimëve paraprake. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht se sa ballë ishin lëkundjet sizmike të 26 nëntorit.

“Ballët janë duke u punuar, kolegët po merren me vlerësinim e saktë. Për të vlerësuar një efetin në ballë të tërmetit duhet të dimë efektin në sipërfaqe. Balli vlerësohet në bazë të fekteve që le tërmeti në sipërfaqen e tokës. Gjithë informcioni që është mbledhur nga inxhinierët do të përpunohet dhe do të dalë një vlerësim i saktë”, tha sizmiologu Duni per ABCnews.

Kjo e dhënë shërben për të analizuar, a janë respektuar standardet në ndërtim? Kodi Antisizmik në fuqi detyron ndërtuesit të respektojnë shkallën ballë të përcaktuar për zonën ku ngrenë objektet.

“Do të ketë një vlerësim të shkallës së ballit e cila do të shërbejë si analizë zyrtare për të gjykuar më saktë”

Ndërkohë për shkak të ndërprerjes se energjise elektrike aparatura në Durrës nuk ka regjistruar të plotë vijueshmërinë e lëkundjes së tokës me 26 nëntor.

“Kemi vetëm 15 sec e para të regjistrimit më pas ka pasur një ndërprerje të endergjisë”, u shpreh Duni.

Profesor Llambro Duni tregon se ky informacion nuk mund të rikuperohet. Megjithkëtë sipas sizmologut stacione të tjera kanë të dhëna për ngjarjen sizmike.

“Kemi regjistrime të termeteve gjithandej, por do ishte mirë që ta kishim të gjithë regjistrimin”, tha ai./abcnews

Modifikuar më E Enjte, 12 December 2019 17:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...