Ligjet e Ramës kundër medias/ Gazetarët protestë në 19 dhjetor te Parlamenti

E Enjte, 12 December 2019 17:28

E ftuar në Syri TV, përballë gazetares Klaudia Karabolli, gazetarja dhe përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Mimoza Koçiu ka rrëfyer edhe hapat që do të ndiqen para, gjatë dhe pas kalimit në parlament të ligjit të qeverisë, i ashtuquajtur "anti-shpifje".

Sipas Koçiut, më 19 dhjetor, kur ligji të jetë në parlament, komuniteti i gazetarëve dhe jo vetëm do të jetë jashtë duke protestuar.

 

“Nesër do të ketë një tryezë tjetër, ku do mblidhen të gjitha shoqatat e medias, janë 15 por janë ftuar të marrin pjesë të gjithë në orën 11:00, në Hotel Tirana. Do të jetë diçka e rëndësishme ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren. Propozimi i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqiperisë është që, nëse qeveria më 19 dhjetor i kalon të dyja projekt-ligjet, ne do ti drejtohemi presidentit e do ti kërkojmë të mos i dekretojë. Ky është hapi i parë. Më pas duhet parë edhe hapi i dytë, që do të jetë ankimimi në Kushtetuese. Gjithësesi, në datë 19, kur ligjet do të kalojnë në parlament, ne do të jemi atje në protestë.

 

Sipas Koçiut, për herë të parë, të gjitha organizatat e mediave kanë dalë me një qëndrim të përbashkët.

 

Intervista e plotë në Syri TV:

 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...