"Paketa Antishpifje”/”The New York Time”: Të mos bllokohet liria e shprehjes

Saturday, 14 December 2019 12:53

“The New York Time” ka bërë një shkrim së fundmi për pakten antishpifje, e cila pritet të kalohet në Kuvend, më 19 dhjetor. Në shkrim theksohet se OSBE-ja ka paralajmëruar Shqipërinë që të mos bllokojë lirinë e shprehjes në internet, pra të mos kufizojë mediet online. Në fund të shkrimit “The New York Time” shkruan se mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.

Shkrimi i plotë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të hënën u kërkoi autoriteteve në Shqipëri të ndryshojnë më tej një projektligj për një sistem të ri regjistrimi për mediat online. Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, i kërkoi Parlamentit shqiptar të bëjë më shumë ndryshime në legjislacionin e ri, duke shtuar se “shumë do të varen nga zbatimi”.

Ai theksoi se agjensia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe pa ndërhyrje politike. Projektligji i vitit të kaluar për median në internet dhe kërcënimi i qeverisë për të vendosur gjobë të rëndë për ofruesit e mediave elektronike të paregjistruara, u kritikuan nga OSBE dhe organizatat lokale të mediave. Desir tha se ligji nuk duhet të interpretohet si e drejtë e censurës ose e kufizimit të lirisë së shprehjes. ”Mundësia e bllokimit të qasjes në përmbajtje në internet tani do të kufizohet në tre fusha”, tha Desir.

Pornografia e fëmijëve, promovimi i akteve terroriste dhe shkeljet e sigurisë kombëtare. Ai gjithashtu ka rekomanduar disa modifikime shtesë “për të sqaruar masat mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe për të shmangur çdo rrezik të kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.” Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...