Detaje të rënda/ Mjekët ligjor hedhin dyshimet për çiftin nga Librazhdi, cili është shkaku i vdekjes

Saturday, 14 December 2019 14:20

Misteri i vetëhelmimit të çiftit nga Librazhdi nuk ka marrë ende një zgjidhje përfundimtare. Nuk dihet nëse Rezarta dhe Olsian Hajdari janë vetëhelmuar apo u helmuan nga dikush tjetër.

Por burime nga grupi i hetimit thonë se dy të moshuarit, prindërit, janë dëshmitarë të rëndësishëm dhe fillimisht është marrë një deklaratë e përciptë e tyre duke respektuar tronditjen e thellë. “Ne do ti ripyesim sërish, pasi prindërit këmbëngulin se çifti nuk ka pasur asnjë zënkë dhe asnjë konflikt dhe se nuk kanë dëgjuar asgjë”. Ndërkohë për hetuesit e rëndësishme është edhe akt ekspertiza që do përcaktojë se për çfarë helmi bëhet fjalë, si edhe dëshmia e Olsi Hajdarit pasi ai të dalë nga gjendja e rëndë për jetën. Mjekët në spitalin e Elbasanit thonë se “Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe dyshimet paraprake të tyre janë se helmimi i pacientit është me fostoksinë”. Përgjigjen përfundimtare e ka dhënë në orët e vona mjekësia ligjore, që ka konfirmuar për prokurorët se çifti ka pirë fostoksinë.

Megjithatë prokuroria e Elbasanit thotë se çdo gjë do zbardhet me dëshminë e Olsit, për të kuptuar nëse çifti e piu me dakordësi fostoksinën, apo njëri nga bashkëshortët helmoi partnerin dhe më pas e piu edhe vetë? “Kjo është pista kryesore” thonë burimet e prokurorisë së Elbasanit dhe për momentin përjashtohet çdo dyshim tjetër referuar edhe marrjes së provave në fshatin Xhyrë që nga mbyllja e dritares dhe gjithë itinerari që ka pasur çifti ditën e fundit”.

Ndërkohë në rrjetet sociale Olsi dhe Rezarta shfaqen të lumtur dhe të dashuruar me njëri- tjetrin. Olsi më i hapur në jetën virtuale i bën dedikime herë pas here Rezartës duke u quajtur shkurt “dashuri”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...