Anjeza Shahini prezanton për herë të parë vajzën 1-vjeçare

Hënë, 16 December 2019 15:08

Një vit më parë, këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë të voglën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Tori dhe vazhdimisht në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e bukura të të bërit nënë.Koha ka kaluar shpejt dhe Tori ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë.

Sigurisht, Anjeza e ka festuar në mënyrën më të bukur këtë ditë speciale të të voglës, duke organizuar një festë si për ditëlindjen, ashtu edhe për ditën e saj të pagëzimit.Madje, në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja ka vendosur të na tregojë për herë të parë portretin e të voglës, të cilën deri tani kishte preferuar ta mbante larg mediave.

Anjeza i bën një dedikim të veçantë të bijës për ditëlindjen e parë, duke falenderuar këdo që ishte prezent në këtë ditë speciale.

“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bëtë edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne. 🙏🙌❤️”- janë fjalët e Anjezës krahas fotos së ëmbël me vajzën e saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...