‘Pallati thërmohet me kaçavidë, ai më thotë gjej grua’/ Banorët: Rama erdhi për xhiro dhe gallatë

Hënë, 16 December 2019 16:49

Qyteti i Shijakut vijon të ngjajë me një zone lufte, me një pjesë të mirë të banorëve që vijojn ë të qëndrojnë në qiell të hapur.

Banesat e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa gjatë një interviste për Fax News ata shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me problemin e tyre.
Ata nuk kanë ende një version zyrtar lidhur me fatin e banesave të tyre, çka ua shton edhe pasigurinë.

Për më tepër, banorët akuzojnë për neglizhencë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre, vizitoi Shijakun sa për xhiro dhe pas disa batutave u largua sërish.

“I futi një xhiro kryeministri bëri ca gallatë! Më thotë mua gjej gru. Shtëpia më thonë një është e banuehsme një është e pabanueshme. Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia, sepse unë nuk kam makinë për të shkuar që ti marr. Banorët e tjerë kanë ikur tek miqtë e vet. Ku të bëhet mbledhja unë kam një muaj që rri në këtë pallatë të shkatërruar.

Unë me fëmijët e mia nuk futem dot këtu. Pallati ka ikur me një krah. Na thanë është me rrezikshmëri të lartë. Të paktën të na japin zgjidhje o të rrimë o të ikim. Këtu kanë ikur të gjithë, kollonat kanë dalë të gjitha. Thërrmohet me një kaçavidë! Ja e shikon”, shprehen banorët.

Kronika e Fax News:

 

Modifikuar më Hënë, 16 December 2019 16:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...