Akull dhe ngricë, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve nëpër Shqipëri

Hënë, 13 Janar 2020 09:51

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sot mbi gjendjen e akseve rrugore në vend. Sipas ARRSH:

Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë  e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera qarkullimi vazhdon normalisht.

Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në të gjitha akset e tjera të rrjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...