Prokuroria Lezhë/ Hetim pwr 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Hënë, 13 Janar 2020 10:11

7 pallate që kanë pasuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës.

Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga policia gjyqësore në lidhje me këto objekte.

6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve '90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike.

Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkesë të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska, dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penal për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyra veprave penale, që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...