'5 mijë euro për vizë false'/ Shtyhet gjyqi ndaj 'Gylenistit'

Hënë, 13 Janar 2020 10:30

Selami Simsek shtetasi turk i arrestuar në një ditë me mësuesit e ekstraduar nga Shqipëria , Harun Çelik do të hetohet me gjykim të shkurtuar. Është ky vendimi që ka marrë sot Gjykata në Tiranë, ndaj tij ndërsa Prokuroria ka ngritur akuzën e falsifikimit të vizave.

Në seancën e sotme gjyqësore ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës turke. Gazetarja Klodiana Lala tha se para trupit gjykues Simsek i qëndroi kërkesës së bërë në seancën parake për gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë në seancë ogani i akuzës u shpreh se Simsek u arrestua në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false. Sipas prokurorisë intinerari që ai do të ndiqte ishte Rinas-Vjenë-Toronto. Prokuroria saktësia se pasaporta e tij turke ishte e rregullt por viza kanadeze e falsifikuar.

Në deklarimet e dhënë prej Simsek ëhstë pohuar se viza është vënë në Prishtinë dhe për këtë ai ka paguar shumën prej 5 mijë euro, përmes njëntë afërmi të tij tek një person që nuk e njeh.

Për t’i dhënë kohë prokurorisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare shtyn seancën për në 27 janar, ora 10:00.

DËSHMIA

“Për t’u larguar më ndihmoi një shtetas turk, ndërsa me vizë kanadezë u pajisëm në Prishtinë” – kështu është shprehur shtetasi turk, Selami Simsek, i njohur si mbështetës i Fetullah Gulen,  për autoritetet shqiptare.

Gazetarja Klodjana Lala, zbardh të plotë për ‘BalkanWeb’ dëshminë e tij, për autoritetet në të cilën Selami Simsek ka sqaruar se si është larguar nga vendi i tij, ku pretendon se i rrezikohet jeta.

Lala tha se Simsek është shprehur se për t’u larguar është ndihmuar nga një shtetas turk të cilin e identifikon me emrin Kursak.

“Kam folur me të  turqisht, më kërkoi para për të më pajisur me një vizë, ndërsa pagesën e kam kryer përmes bankës, llogarinë e së cilës nuk e mbaj mend. Paratë u derdhën nga një kushëri i imi në bankë, i cili nuk e dinte se përse po i depozitonte ato para. Personit me emrin Kursak, i dërgova një foto në ëhatsapp dhe më pas ai më kërkoi të udhëtoja në Kosovë, atje do të siguroja edhe vizën. Kur mbërrita në Kosovë, u ndalova në Prishtinë, qëndrova në një banesë pranë stacionit të autobusëve së bashku me Harun Çelik. Në këtë banesë erdhi një shtetas rreth 30 vjeç e më mori pasaportën, ku vendosi vizën kanadeze. Më pas prenotova biletat Rinas – Vjene ( tranzit ) dhe Toronto.” është shprehur Simsek.

Nga të dhënat hetimore, rezulton se Çelik dhe miku i tij kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, dhe më pas kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit, e prej andej do të shkonin në Kanada me vizë të falsifikuar, por u ndaluan nga autoritetet shqiptare.

Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...