Proçesionarja po i dëmton masivisht pyjet e e pishës

E mërkurë, 15 Janar 2020 10:15

Proçesionarja po dëmton masivisht pyjet e e pishës, ka deklaruar sot ambientalisti i njohur, Ph.D. Abdulla Diku. në shënimin e tij në Fb, Diku shprehet:

Proçesionarja (Thaumetopoea pityocampa), përfaqëson dëmtuesin kryesor të Pishës së zezë (Pinus nigra) dhe disa lloje të Cedrave por jo në pakt raste është vërejtur edhe në drurin e Rrobullit (P.heldreichii) si psh. në malin e Tomorrit (Berat).

Flutura i vendos vezët në pjesët e sipërme të degëve të drurit të pishës. Pasi çelin, larvat fillojnë dhe ushqehen me gjethet (halat) e pishës në qeskat ku janë vendosur por edhe në degët në afërsi të tyre

Për të krijuar kushte sa më të përshtatshme, larvat jetojnë në “fole” të mëndafshta të cilat duken si qeska të bardha kur i sheh nga larg.

Larvat dalin nga qeska dhe ushqehen me gjethet e drurit ku janë vendosur dhe kthehen sërish në qeskat e tyre për tu strehuar aty.

Në fund të Prillit, larvat dalin nga qeska dhe duke u vendosur në formë proçesioni (nga ku ka marre edhe emrin) largohen nga druri për tu vendosur në tokë.

Prania e lartë e insektit shkakton çgjethëzimin e drurit të pishës dhe në disa raste edhe tharjen e plotë të drurit.

Shkalla e lartë e pranisë së këtij dëmtuesi vjen prej dimrave të butë dhe pranverës së ngrohtë. Sa më e lartë të jetë temperatura vjetore, aq më shumë kushte të përshtatshme për zhvillim gjen edhe insekt

Në kushte normale insekti duhet të dalë nga qeska në fund të prillit. Por për shkak të ndryshimit të klimës, vërehet se edhe tani në mesin e dimrit larvat kanë lënë qeskat e tyre duke lëvizur drejt tokës për të kaluar fazën e dytë të jetës së tyre si pupëza.

Në pyjet e Pukës vërehet një prani shumë e lartë e këtij dëmtuesi me 5-15 qeska për dru, dhe në shumë raste vërehen drurë që duken si të tharë prej halave të ngrëna nga insekti.

Nga viti në vit prezenca e dëmtuesit ka ardhur duke u shtuar, duke lëvizur me prezencën e tijë nga jugu drejt veriut, si dhe duke u ngjitur gjithnjë e më shumë në lartësi.

Insekti preferon drurët që kanë zhvillim të ngadaltë, janë të dobët dhe që vuajnë kushtet e vështira të tokës dhe klimës. Preferohen gjithashtu drurët që përshkohen mirë nga dielli, për shkak të ngrohtësisë që ai ofron.

A mund të mbahet nën kontroll ky dëmtues?!

Çelsi i suksesit në luftën ndaj dëmtuesit është njohja e biologjisë së tijë por edhe e ‘armiqve’ të tijë gjithashtu.

Larvat janë të mbrojtura nga qimet me permbajtje urtikalesh, gjë që paraqet problem nëse i prek duke shkaktuar irritime të lëkurës. Por edhe për grabitqarët e tyre kjo përbën një problem. Ndaj për shkak të qimeve, pak grabitqarë i preferojnë ato.

Për fatin e mirë insekti është i cënueshëm përgjatë gjithë jetës së tijë.

Insekte të ndryshme hanë vezët e Proçesionares. Ndërsa shpendët si Pupëza (Upupa epops) dhe lakuriqët e natës hanë fluturat.
Jemi vendi me më pak pyje në Evropë, por dhe këto pak që kemi po na dëmtohen.

Modifikuar më E mërkurë, 15 Janar 2020 10:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...